19.5 C
Tirana
19 / 09 / 2024

Leka: Prokurori i Specializuar shëmbëllen me Osmanin dhe Kurtin

Sot filloi seanca gjyqësore kundër katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Sipas aktakuzës, ata kanë “mbështetur dhe zbatuar një politikë që vinte në shënjestër personat që shiheshin si bashkëpunëtorë, kolaboracionistë me Serbinë”, por edhe persona që shiheshin se kundërshtonin UÇK-në apo përkrahnin Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Kjo politikë e promovuar nga të akuzuarit, synonte burgosjen, keqtrajtimin, ndonjëherë vdekjen e të ndaluarve”, ka theksuar prokurori i specializuar, Alex Whiting.

I pyetur nga një gazetar në Kosovë rreth zhvillimit të këtij gjyqi, gazetari i njohur Martin Leka ka befasuar me përgjigjen e tij. “Prokurori i specializuar më duket dhe më shëmbëllen herë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, herë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”. Leka theksoi se lufta për pushtet e këtyre dy figurave politike të Kosovës i ka bërë Osmanin e Kurtin të zhveshin petkun e dinjitetit, patriotizmit e të idealit të madh të lirisë, referuar indiferentizmit të spikatur të tyre ndaj burgosjes së liderëve të UÇK-së. Nuk dua ta besoj, ka thënë Leka, se Vjosa e Albini e urrejnë Thaçin njëjtë me Vuçiçin. Ndryshe s’ka si spjegohet që nuk i kemi dëgjuar as emrin e tij ta përmendin që kur ai dhe bashkëluftëtarët e tij u burgosën, ka thënë Martin Leka.

Duke i’u referuar protestës së madhe të organizuar në Prishtinë nën moton “Liria ka emër” si dhe protestës së shqiptarëve në Hagë para fillimit të gjyqit, gazetari u shpreh se “kjo më ngjason me një vendim gjyqi, që do të thotë TË PAFAJSHËM”, ashtu siç kjo protestë është ekuivalente me dështimin e politikës së Albinit e Vjosës”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x