Ditën e sotme janë mbajtur zgjedhjet në Malin e Zi, ku fitues është shpallur Jakov Milatoviç.
Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim, bazuar në 78,7 % të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 % të tyre, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç 39,8 %.
Sipas të dhënave, pjesëmarrja në qendrat e votimit ishte 70.6 për qind.
Qendra për Tranzicion Demokratik njoftoi, sipas 76,3 % të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 56,9 për qind të votave dhe Gjukanoviç 43,1.