15.5 C
Tirana
13 / 05 / 2026

Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë/ Rama: George Washington i Kosovës! A duhet të konsiderohen kriminelë ata që çlirojnë popullin e tyre?

Para nisjes së seancës, gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK Thaçit, Veselit, Krasniqit, dhe Selimit ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter Rama ka ngritur pyetjen nëse mund të jenë kriminelë ata që e udhëheqin popullin e tyre drejt lirisë?

Ai ka sjelle në vëmendje dhe presidentin amerikan i cili e krahasonte Thaçin me George Washington

“A duhet të konsiderohen kriminelë ata që e çojnë popullin e tyre drejt lirisë kundër regjimeve brutale? Është një mendim shqetësues, sidomos duke pasur parasysh se njeriu në këtë foto dikur u përshëndet si George Washington i Kosovës nga vetë Joe Biden!”, ka shkruar Rama në Twitter, duke shpërndarë edhe lajmin nga Reuters për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x