Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave e justifikoi këtë vendim të autoriteteve në vendin fqinj me shqetësimet e privatësisë që lidhen me programin e krijuar nga startup-i amerikan OpenAI dhe të mbështetur nga Microsoft.
Rregullatorët italianë thanë se do ta ndalonin dhe do të hetonin menjëherë OpenAI. Vetë kompania I tha BBC-së se cdo gjë që kishte të bënte me të është në përputhje me ligjet e privatësisë. Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga lansimi I tij nëntorin e vitit 2022. Roboti virtual mund t’u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë më të natyrshme e më afër asaj njerëzore e gjithashtu mund të imitojë stile shkrimi, duke përdorur si database të tij internetin siç ishte në vitin 2021.