15.5 C
Tirana
13 / 05 / 2026

Ndryshime në qeveri/ Jep dorëheqjen zv.ministrja e Mjedisit, zbardhet arsyeja

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ish- zëvendësministrja Linda Çavdarbasha këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook.

Ajo tha se vendimin e ka marr për arsye personale.

“Ditën e enjte kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrierës sime profesionale”, bëri të ditur ajo.

Çavdarbasha ka qenë zëvendësministre në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x