28.5 C
Tirana
25 / 05 / 2026

22 mijë shqiptarë kanë marrë viza 10-vjeçare për SHBA, Yuri Kim: Nëse respektohen rregullat, më shumë do të përfitojnë

Sot bëhet plot një vit nga vendimi kur Ambasada e SHBA-ve në Tiranë nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare për shqiptarët.

Ambasada bën me dije se deri më tani 22,000 shqiptarë kanë marrë viza . Ambasadorja Yuri Kim shprehet se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër.

Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve.

Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x