20.5 C
Tirana
14 / 05 / 2026

Gjiknuri: Në disa bashki është e vështirë të gjesh drejtues

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri tregoi në emisionin Debat dhe arsye se përse socialistët kanë vendosur të garojnë sërish në bashkinë e Maliqit, kryebashkiakun Gëzim Topçiu, i cili kërkon një mandat të 7 në drejtimin e saj.

Sipas Gjiknurit, në disa bashki të vogla, aty ku dhe numri i popullsisë është shumë i vogël është shumë e vështirë të gjesh kualitet dhe lidership, duke vlerësuar gjithashtu dhe mënyrën se si Topçiu e ka drejtuar deri në këto momente bashkinë.

“Në bashki të vogla ndonjëherë në Shqipëri është shumë e vështirë të gjithë kualitete dhe lidership. Sa më e vogël të jetë bashkia nga ana e popullsisë aq më e vështirë është për t’i zëvendësuar kur ka kandidat të mirë.

Ai do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të jetë mandati i fundit për të. Ndonjëherë është e vështirë të gjesh kandidatë që të garantojnë fitore dhe menaxhim të mirë të bashkisë”, tha Gjiknuri.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x