7.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

Raportimet për atentat në Lezhë, policia: Ishte një aksident!

Policia ka hedhur poshtë raportimet se në Lezhë ka ndodhur një atentat. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë, janë përplasur dy automjete. Sipas bluve, automjeti tip “Audi A6” me drejtues M. K., 36 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi Q5″ me drejtues K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë. Pasojat kanë qenë vetëm dëme materiale. Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, sipas të cilit pretendohet se në aksin rrugor Tiranë-Lezhë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në lëvizje, ju sqarojmë se:

Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Tiranë-Lezhe, në Ishull Lezhë, janë aksidentuar automjeti tip “Audi A6” me drejtues shtetasin M. K., 36 vjeç, me automjetin tip “Audi Q5″me drejtues shtetasin K. Gj., 24 vjeç, banues në Lezhë, me pasoja vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë Rrugore po kryejnë veprimet administrative për trajtimin e ngjarjes rrugore si aksident me dëme materiale. Të dy drejtuesit e automjeteve, së bashku me pasagjerët në këto automjete, ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x