Marrëveshja pritet t’u mundësojë zyrtarëve në të dy anët e kufirit të kthejnë azilkërkues të tillë. Në SHBA ka patur një rritje të numrit të emigrantëve nga kufiri me Kanadanë. Lëvizja është pjesë e përpjekjeve për të kufizuar fluksin e emigrantëve që përdorin Rrugën ‘Roxham’, një kalim jozyrtar kufitar mes shtetit amerikan të Nju Jorkut dhe provincës kanadeze të Kebekut.
Si pjesë e marrëveshjes, Kanadaja do të krijojë një program të ri për 150 mijë emigrantë që largohen nga përndjekja dhe dhuna me të cilat përballen në Amerikën Jugore dhe Qendrore.
Pakti është pjesë e një ndryshimi që i është bërë Marrëveshjes së vitit 2004 për vendet e treta, sipas të cilës emigrantët duhet të paraqesin pretendim për azil në vendin e parë të sigurt ku ata mbërrijnë, qoftë ai SHBA ose Kanada. Ndryshimi gjithashtu do ti mundësojë Kanadasë kthimin e atyre që kalojnë kufirin në pikat jozyrtare të kalimit kufitar.