10.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Kontratë afatgjate për energjinë/ KESH kërkon ta blejë produktin për 3-5 vitet e ardhshme

Korporata elektronergjetike shqiptare ka nisur procedurat e një blerjeje jo të zakontë të energjisë. Bëhet fjalë për sigurimin e saj në terma afatgjatë, nga 3 deri ne 5 vite, procedurë që zhvillohet për herë të parë.

Blerja kërkohet të kryhet nga muaji qershor 2023 deri në qershor 2026 për kontratën 3- vjeçare dhe deri në 2028 për kontraten 5- vjeçare.

Kjo procedurë vjen në një moment kur është e nevojshme ulja e kostove dhe rreziqeve përballë një të ardhmeje jo të sigurt energjetike, e cila ka rënduar së tepërmi financiat publike të kompanisë.

Shprehja e interesit të kompanive do të jetë deri në 14 prill. Një nga kriteret e vleresimit të ofertave do të jetë cmimi më I ulët i ofruar. Në varësi të cmimit do të lidhet kontrata 3 apo 5 vjeçare. Shitësi do të duhet të marrë përsipër edhe kostot e transmetimit.

Deri më sot KESH siguron energjinë nga importi, me blerje mujore. Më herët është tetnuar një blerje 1 vjecare e energjisë, por kjo praktikë nuk është realizuar.

Viti 2022 konsiderohet si më i vështiri në sektorin energjetik, pasi çmimet e energjisë kapën shifra marramendëse, për një sërë faktorësh, por lufta Rusi-Ukrainë ishte më kryesorja mes tyre.

Vlera e importeve për vitin që lamë pas arriti në 400 mln euro, më e larta ndonjëherë. Gjatë një viti KESH importon 20-30 % të nevoja vjetore për konsum.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x