18.5 C
Tirana
06 / 11 / 2025

Greva paralizon aeroportet në Gjermani, sindikatat kërkojnë rritje pagash prej 10%

Fluturimet në disa aeroporte gjermane u ndërprenë edhe këtë hënën në një varg grevash njëditore lidhur me mosmarrëveshjet e punonjësve për pagën.

Grevat përfshijnë aeroportet e Berlinit, Hamburgut, Hannoverit dhe Bremenit.

Rreth 200 nisje u anulluan në Berlin dhe rreth një e treta e 200 mbërritjeve të planifikuara pritet të anullohen, njofton agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Aeroporti i Hamburgut bëri me dije se të gjitha nisjet e planifikuara gjatë të hënës u anuluan dhe të paktën 50 nga 121 mbërritjet e planifikuara gjithashtu.

Paralizimi i transportit ajror po ndodh për shkak të mosmarrëveshjeve për pagat e punonjësve, si nga qeveria federale, ashtu edhe nga landet lokale.

Sindikatat po kërkojnë një rritje pagash prej 10.5%, ndërsa punëdhënësit deri më tani kanë ofruar një rritje prej 5% në dy faza. Raundi tjetër i bisedimeve do të fillojë më 27 mars.

Sindikata gjermane e punëtorëve Verdi ka thënë në të kaluarën se përpjekjet për të përmirësuar situatën për punëtorët e këtij sektori, kanë rezultuar me pak përparim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x