Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga projekti i urës mbi Bunë të nënshkruar një ditë më parë mes dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Malit të Zi. Në një postim në Facebook kreu i qeverisë tha se ky projekt do të bashkëfinancohet nga të dy qeveritë dhe do të shkurtojë distancat mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m.
“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Urës mbi Bunë”, një projekt i bërë gati për zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do të bashkëfinancohet nga dy qeveritë, për të lidhur vendet tona duke shkurtuar distancën mes Velipojës e Ulqinit nga 73km në 300m, si edhe duke i dhënë një shtysë të re lirisë së lëvizjes, turizmit dhe ekonomisë ndërkufitare, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.