8.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

Bordi ul naftën me 5 lekë: Do shitet 190 lekë për litër, edhe benzina 4 lekë me lirë! Gazi nuk ndryshon

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Duke nisur nga sot, nafta do të shitet me 5 lekë më lirë, gazi me 3 lekë më lirë, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 186 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 174 lekë/litër.


Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 96 lekë/litër”
, njofton Bordi.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në orën 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Ministria e Financave sqaron se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x