12.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Studentët e universitetit të Shkodrës në praktikën mësimore të skive në pistën e Dardhës

Studentë të degës së edukimit fizik dhe sporteve në universitetin e Shkodrës, për dy ditë me radhë kanë qënë për praktikë mësimore në ski-pistën e Dardhës.

Ardhja në Dardhë sipas përgjegjegjësit të këtij departamenti Gjulio Zefi, ka qënë e kushtëzuar për shkak të mungesës së dëborës në Lëpushë, Razëm, Theth e Bogë të Malësisë së Madhe.

Sipas Zefit pista e Dardhës përmbush të gjitha kërkesat e programit mësimor për ski me studentët e sporteve të universitetit të Shkodrës.

Edhe për profesorin e këtij departamenti Erjon Peqini, pista e Dardhës është e përshtatshme për të gjitha nivelet e mësimdhënies, duke bërë të mundur që studentët të përfshihen në programin e rrëshqitjeve që ditën e parë.

Peqini nisur nga pista e Dardhës ka shprehur mendimin se edhe fshatrat e Malësisë së Madhe i kanë mundësitë për të realizuar investime të tilla.

Ski pista e Dardhës, e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, mbetet befasi edhe për studentët e këtij universiteti edhe në kushte kur nuk e kanë për herë të parë që skijojnë në pistën e Billgës.

Ky është viti i dytë radhazi që studentë të degës së edukimit fizik dhe sporteve në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër zhvillojnë praktikën mësimore në ski pistën e fshatit të njohur turistik të Dardhës në Korçë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x