Juristi Kreshnik Spahiu tha se Allison Guerriero, ish- e dashura që denoncoi ish-zyrtarin e FBI Charles Mcgonigal, me dëshminë e dhënë një ditë më parë, juridikisht më shumë e ka ndihmuar Edi Ramën.
Sipas Spahiut, me deklaratat e dhëna Allison Guerriero tregoi gjendjen e rëndë psiqike për shkak të të cilës, siç tha ai, Gjykata amerikane e ka cilësuar të pavlefshme dëshminë e saj.
“Juridikisht ajo zonja më shumë e ka ndihmuar Ramën. Një pyetje s’ju bë: nëse do vazhdonte ta mbante të dashur McGonigal do kishte bërë denoncim ajo?
Ajo u hoq sikur mbronte interesin amerikan, që e pa pasi u tradhtua nga ky. Ajo e deklaroi vetë gjendjen psikike të saj.
Gjykata amerikane e ka gjykuar të pavlefshme duke e cilësuar të paaftë për të dëshmuar”, tha Spahiu.