7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Pogradec, digjet një banesë 3 katëshe/ Dëme të shumta materiale, por pa pasoja në njerëz

Digjet pjesërisht një banesë 3 katëshe në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri i rënë mëngjesin e sotëm ka përfshirë katin e 3 të kësaj banese, duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati.

Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që përhapeshin me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë.

Nga zjarri i rënë në këtë banesë rrezikoheshin edhe banesa të tjera që ndodheshin ngjitur me shtëpinë 3 katëshe.

Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar.

Fatmirësisht nga zjarri i rënë mëngjesin e sotëm nuk ka të lënduar, por mendohet se dëmet e shkaktuara në banesë janë të konsiderueshme.

Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x