7.5 C
Tirana
29 / 01 / 2026

Pogradec, rritet numri i bizneseve/ 10 biznese më shumë gjatë vitit 2022, kryesisht subjekte shërbimesh

Gjatë vitit 2022 në bashkinë e Pogradecit janë hapur 179 subjekte të reja, ndërkohë që janë çrregjistruar 169 të tjera. Shifrat e bëra publike nga qendra kombëtare e biznesit tregojnë se ka një trend rritës sa i përket numrit të subjekteve që operojnë në këtë bashki.

Enjela Karafili, drejtore e Drejtorisë së Tatim Taksave, thotë se kryesisht këto subjekte kanë qënë në sektorin e shërbimeve të cilat kanë operuar gjatë sezonit turistik veror, që zakonisht hapen gjatë muajve prill, maj, qershor dhe mbyllen me mbarimin e sezonit turistik në muajt shtator dhe tetor.

Pavarësisht kësaj, numri i bizneseve të rregjistruara gjatë vitit të kaluar ka qënë më i lartë se ai i 2021-shit.

Në bashkinë e Pogradecit gjatë vitit 2022 kanë qënë të rregjistruara në total rreth 1900 subjekte. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x