4.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

PD Korçë, akuza bashkisë/ Mano: “Bashkia Korçë shkel Kodin e Punës”

Dega e Partisë Demokratike të Korçës nëpërmjet zëdhënëses për shtyp Maria Mano, ka denoncuar kushtet e punës së punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike të bashkisë së Korçës. Sipas selisë blu puntorët e kësaj ndërmarrjeje rrezikojnë jetën e tyre duke punuar pa respektuar kushtet minimale të sigurisë, duke shkelur kodin e punës. Gjithnjë sipas PD-së së Korçës, nëqoftëse ky mosrespektim do të ndodhte me firmat private, gjobat do të ishin komform ligjit, gjë e cila nuk ndodh me institucionin e bashkisë.

DEKLARATA E PLOTË:

“Z. Filo në postimet e tij, vazhdimisht na tregon se si punon Bashkia dhe punonjësit e saj.

Sa shumë impenjohet kjo Bashki kur në Korçë bie dy gisht dëbore, apo kur krasiten gëmushat dekorative.

Por, ajo që vihet re dhe që nuk i ka shpëtuar vemendjes së publikut është diçka tjetër:

Punëtorë që punojnë pa kushtet më minimale të sigurisë dhe në rrezik të jashtëzakonshëm për jetën.

Në vetëm dy postime të Z.Filo, nga fotografitë që kemi analizuar me specialistë të fushës, del se janë shkelur me të dyja  këmbët KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË si dhe disa ligje dhe vendime që kanë të bëjnë me sigurinë në punë.

* Punëtorë që punojnë mbi karrocerinë e një mjeti në lëvizje, pa mjetet më minimale të sigurisë duke rrezikuar seriozisht jetën.

* Punëtorë që punojnë në lartësi pa asnjë veshje të përshtatshme dhe mjete mbrojtëse.

* Punëtorë që punojnë në skela me motosharrë, pa asnjë mjet sigurie dhe mbrojtje.

Gjobat që parashikon ligji dhe kodi i punës, në vetëm këto fotografi të postuara nga kryetari i bashkisë arrijnë në vlerën afro 60 milion lek(të vjetra)

Të gjithë ata që kanë një biznes, e dinë mjaft mirë se me ç’pasoja do të përballeshin nëse do të gjendeshin në të tilla shkelje nga Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Korçë.

Gjejmë rastin ti bëjmë thirrje këtij inspektoriati që të marrë masat përkatëse. Provat e shkeljeve i gjen në postimet e Kryetarit të Bashkisë.

Sa për këtë të fundit, është e qartë se për të, ligjet dhe rregullat e Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë vlerë.

Jeta dhe siguria e punëtorëve nuk ka asnjë rëndësi.

Rëndësi ka që të mburret me postimet e tij dhe ti kalojë pa i vënë re fare shkeljet flagrante të ligjeve.

Është fare e qartë se Z.Filo dhe shpura e tij, i shohin njerëzit thjesht dhe vetëm si numra elektoralë.

Është e qartë se interesi i tyre i vetëm është propaganda dhe përfitimi elektoral mbi kurrizin e njerëzve që punojnë, shpeshherë duke rrezikuar edhe jetën.

Mjafton të ruajnë karrigen e tyre!”

Kjo është deklarata e dytë brenda pak ditëve e Degës së Partisë Demokratike, në adresë të bashkisë së Korçës.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x