5.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

GJKKO shtyn për herë të tretë seancën paraprake ndaj ish-drejtoreshës së ARRSH

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të tretën herë seancën paraprake ndaj ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor, Sonila Qato, dhe 9 të pandehurve të tjerë.

Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një prej avokatëve. Seanca e radhës do mbahet javën e ardhshme, ku gjykata do vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim çështja ndaj ish-drejtoreshës.

Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në tetor të këtij viti. Ajo akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e shkeljes dhe favorizimit të tenderëve ose ankandeve publike për një lot të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x