5.5 C
Tirana
28 / 01 / 2026

Korçë, prodhim më i pakët i mollës/ Cilësi më e ulët e produktit si shkak i dëmtimit nga breshëri

Viti që lamë pas, shënoi një prodhim më të ulët të mollës, një frut që kultivohet masivisht në Qarkun e Korçës.

Një ndër shkaqet ka qenë edhe dëmtimi i prodhimit nga breshëri, çka ka sjellë që edhe sasia e mollëve të ruajtura në frigorifer, të jetë më e paktë se një vit më parë.

Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë Vullnet Gjolla thotë se në vitin 2022 u prodhua rreth 80 mijë ton mollë.

Pronarë të frigoriferëve që funksionojnë me atmosferë të kontrolluar, thonë se shitjet e prodhimit kanë nisur, ndërsa çmimet kanë variuar sipas cilësisë së ofruar, duke pranuar faktin që këtë vit, ajo ka qenë më e ulët, si shkak i dëmtimit nga breshëri.

Nga ana tjetër, fermerët thonë se kanë arritur ta shesin një pjesë të mirë të prodhimt, por janë të pakënaqur me të ardhurat e siguruara, pasi çmimi i kërkuar në treg, ka qenë i ulët.

Molla e prodhuar në Qarkun e Korçës shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x