Interpelanca e PD-së me Ramën do i kalojë ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka këmbëngulur që në interpelancë të jetë kryeministri dhe jo hijet e tij pasi kjo e fundit nuk ka qenë në takim me ta. Bardhi u shpreh se intperelanca ose pranohet me Ramën ose me Duçkën dhe Nezën.
“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij. Nuk e kam thirrur si të pandehur, por si kryeministër. Nuk mund të fshihet pas Elisës, Agron Nezës dhe McGonigal. Duhet të vijë të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI.
Sipas rregullore interpelanca urgjente është pika e parë. Pezullo seancë plenare. Ushtro autoritetin tënd.(i thotë Nikollës).
Mos u sill si kukull e Edi Ramaës, Silluni si kryetare e Parlamentit. Thirr Kryeministrin në seancë. Më lër të mbaroj. Si avokate ta marri Elisën, nuk ndërhyj. Por si kryeministër të vijë këtu dhe të japë llogari. Nuk pranoj të bëj interpelancë me hijen e kryeministrit. Se di që ajo të ketë qenë në këto takime, por ka qenë Kryeministri dhe Duçka dhe Neza. Nëse i ka folur Rama në vesh dhe Elisa të vijë të bëjë këtu si altoparlant, tha Bardhi.
Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i ktheu përgjigje deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili nuk pranon ta bëjë interpelancën me të për McGonigal, por kërkon kreun e qeverisë. Spiroapli i tha se nuk po i lejojnë të japin shpjegim për zyrtarin e FBI ndonëse kanë dy javë që e kërkojnë këtë.
“Nuk e kuptoj pse keni kaq frikë. Bardhi a kërkoni sqarime mbi çështjen që të zbardhet e plotë. Qetësohuni se kemi durimin t’iu durojmë. Po iu them nguti juaj i dëshpëruar për të nxjerrë konkluzione është më së paku qesharak,. Si grata si non grata keni dy javë që gërricni nervat e miletit shqiptar. S’na lejoni të japim shpjegime njëherë e mirë për këtë çështje. E kuptoj dëshpërimin tuja se edhe i mbyturi po u kap pas flokëve të tij e kalon ndonjë kanal po ju doni të kaloni oqeanin dhe kjo është e pamundur”, tha Spiropali.