6.5 C
Tirana
02 / 02 / 2026

“The Sun” rekomandon udhëtarët të vizitojnë Ksamilin

Shqipëria sërish në qendër të vëmendjes së mediave të huaja e kjo për shkak të bukurive të saj natyrore. Kësaj here gazeta britanike “The Sun” fton lexuesit të zgjedhin vendin tonë si destinacionin e tyre të ardhshëm.

Shqipëria ndodhet midis Malit të Zi dhe Greqisë dhe ka parë një fluks vizitorësh në vitet e fundit shkruan gazeta. Shumë prej pushuesve britanikë mund të ëndërrojnë ishujt e Maldiveve për të pushuar për shkak të plazheve të saj me rërë, ujërave të paprekura  dhe kasolleve piktoreske prej druri. Por pushimet aty janë të kushtueshme.

Në vend të kësaj “The Sun” sugjeron rivierën shqiptare konkretisht ishujt e Ksamilit. Janë ndjekësit në rrjetet sociale kryesisht në Tik Tok që kthejnë vëmendjen tek Ksamili jo vetëm për plazhet dhe thesaret e natyrës por edhe për çmimet e ulëta.

Ka dy mundësi se si mund të shkohet në Ksamil. Fluturimet nga Britania e Madhe për në Tiranë kushtojnë deri në 28 Paund dhe ka mjaft kompani ajrore që ofrojnë linja direkte për në Tiranë. Nga kryeqyteti për të shkuar në këtë qytezë është vetëm katër orë me makinë.

Një tjetër mënyrë sipas “The Sun” është të shkoni në Korfuz dhe më pas të kapni një nga pesë tragetet e përditshme për në Sarandë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x