Ministrja Belinda Balluku është shprehur këtë të hënë se qeveria po shikon mundësinë që Bordi i Transparencës të shkrihet, duke qenë se ka një stabilizim të çmimit të karburanteve. Megjithatë, ajo thotë se vendimi i takon Ministrisë së Financave.
“Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, është shprehur Balluku.
Në një konferencë për projektet e vitit 2023, ministrja e Energjisë është shprehur se Bordi nuk ka synim të lehtësojë kostot, por të bëj transparencë.
“Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë.
Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan. Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi. Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi”, është shprehur Belinda Balluku.
- Progres raporti i KE, Rama ndan deklaratën e Marta Kos: Do të bëjmë gjithçka për t’u ulur si të barabartë në tryezën e BE - 04/11/2025
- Sot, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve/ Zbardhen emrat e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit - 03/11/2025
- SPAK me komunikatë zyrtare, zbardhen akuzat për kreun e ARRSH dhe katër të tjerë - 03/11/2025