11.5 C
Tirana
07 / 11 / 2025

Fenerbahçe ofertë për Hazard, 5 mln euro të pagës së tij

Fenerbahçe ka interes për mesfushorin me tipare sulmuese Eden Hazard, i cili ka dështuar te Real Madridi. Lojtari belg ka pasur probleme fizike pas transferimit të tij në La Liga, e ka qenë larg paraqitjes së tij në Premier Ligë.

Hazard u transferua në “Bernabeu” në vitin 2019 pasi “Galaktikët” paguan 147 mln euro për kartonin e tij. Që pas kalimit te madrilenët, Hazard ka luajtur në 73 takime në katër vite, ku ka shënuar shtatë gola e ka dhënë 11 asiste.

Nëse kalimi te Fenerbahçe realizohet, Hazard ka mundësinë që të luajë me ish yje të tjerë të Premier Ligë si Joshua King, Enner Valencia dhe Michy Batshuayi. Sipas sajtit spanjoll “Fichajes”, skuadra turke e kërkon futbollistin të huazuar.

Ata janë gati që të paguajnë pjesën më të madhe të pagës së 31 vjeçarit.  Aktualisht ai paguhet 6 mln euro në sezon te Reali dhe Fenerbahçe mund të japë 5 mln euro të pagës së tij.  Një ofertë e tillë pëlqehet së tepërmi nga Reali Madridi, që kërkon ta largojë belgun nga ekipi, por ky i fundit nuk ka dëshirë që të transferohet në Superligën turke.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x