8.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

1200 leje për banesa në vit, në krye Tirana, bregdeti dhe Korça shtojnë hotelet

Për 4 vite në vendin tonë janë dhënë 4645 leje ndërtimi për pallate ose banesa private. Të dhënat tregojnë se çdo vit në Shqipëri miratohen 1200 kërkesa për leje ndërtimi me synim strehimin.

Statistikat janë mbledhur nga INSTAT për vitet 2018-2021, ku në dy vitet e fundit, bum ndërtimesh u shënua edhe për shkak të tërmetit të vitit 2019.

Numri më i lartë i lejeve të ndërtimit të miratuara në këtë katërvjeçar shfaqet në Tiranë, ku pasqyron 1/3 e kërkesave të të gjithë vendit. Pas saj vjen Durrësi e Elbasani, ndërsa Dibra, Kukësi e Gjirokastra kanë një raport shumë të ulët, gati në nivelet e stanjacionit.

Por, jo vetëm ndërtesat për banim, por edhe ato për zyra e hotele kanë pasur një dinamikë zhvillimi në zona të ndryshme në vend. Këto të fundit, të cilat përbëjnë 30% të totalit, janë përqendruar kryesisht në Tiranë, Sarandë, Durrës e Korçë. Në Tiranë kanë dominuar zyrat dhe bizneset, ndërsa në 3 bashkitë e tjera hotelet.

Sektori i ndërtimit ka marrë hov gjatë viteve të fundit, si një nga sektorët që kanë nxitur rritjen ekonomike, dhe kanë ndryshuar hartën urbane të dhjetëra qyteteve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x