10.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Nga 1 janari, nënave me tre fëmijë do t’i paguhen sigurimet për 5 vjet

Ministria e Financave dhe Ekonomisë me anë të një postimi të ministres Delina Ibrahimaj ka zyrtarizuar nismën e fundit të qeverisë, në mbështetje të grave kryefamiljare, me tre ose më shumë fëmijë. 

“Prej 1 janarit nënat me tre e më shumë fëmijë, duke aplikuar në e-Albania, do të përfitojnë nga politika e re e mbështetjes për nënat e papuna me fëmijë nën 18-vjeç, të cilave do t’i garantohen sigurimet shëndetësore dhe shoqërore nga shteti për 5 vitet e para të fëmijës”, thuhet në postimin në Facebook.

Artikujt më të kërkuar

3
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x