Fëmijët e fshatit Bregas në Bashkinë Maliq janë surprizuar sot me dhurata. Nisma është ndërmarrë me rastin e festave të fundvitit dhe vjen si një bashkëpunim i Universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe Prefekturës.
Stafet e dy institucioneve janë kujdesur për të përzgjedhur dhurata sa më të bukura për vogëlushët, të cilat janë shpërndarë më pas nga babagjyshi, personazhi emblemë i festave të fundvitit.
Qëllimi i kësaj nisme, që vjen për të dytin vit rradhazi, është për të lumturuar fëmijët e për të përcjellë dhe urimin gëzuar.
Drejtorja e shkollës 9-vjeçare Bregas Nertila Nani shprehu falenderimin ndaj institucioneve dhe veçanërisht nga Zv. Rektorit Artur Adili dhe Prefektit Nertil Jole, të cilët ishin të pranishëm gjatë shpërndarjes së dhuratave
Fëmijët kanë tërhequr me kënaqësi dhuaratat ndërsa përcollën edhe përshëndetje.
Kjo nismë do të shtrihet e në fshatra të tjerë si dhe në qytetin e Korçës , ku do të ndahen të tjera dhuarata për fëmijët.









- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026