6.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

AKU Korçë kontrolle për festat e fundvitit/ Gjatë muajit dhjetor janë kryer 170 inspektime

Në prag të festave të fundvitit Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Korçë ka shtuar kontrollet në të gjithë qarkun.

Gjatë muajit dhjetor janë kryer rreth 170 inspektime në operatorët e biznesit ushqimor kryesisht atyre me shumicë dhe stabilimentet e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore.

Burime zyrtare pranë kësaj drejtorie bëjnë me dije se në fokus të këtyre inspektimeve kanë qënë dyqanet e mishit, supermarketet dhe njësitë e tregëtimit të produkteve ushqimore, subjekte të përpunimit të qumështit dhe mishit, si dhe subjekte të prodhimit të pijeve alkolike.

Intensifikimi i kontrolleve gjatë kësaj periudhe ka pasur për qëllim rritjen e sigurisë ushqimore për konsumatorët të cilët shtojnë blerjet e tyre në pragfundviti.

Nga monitorimet e kryera në terren po sipas të njëjtave burime janë marrë rreth 45 mostra që kanë rezultuar brenda normave të lejuara. Gjithashtu janë marrë 7 mostra fruta dhe perime, të cilat janë çuar për tu analizuar në Tiranë për mbetje pesticidesh. Gjatë kësaj periudhe janë janë monitoruar edhe subjekte si bare e restorante.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë festave të fundvitit, në lidhje me ushqimet, të blejnë mish apo produktet e tjera, vetëm nëse kanë vulën nga shërbimi veterinar, që do të thotë se nuk përbëjnë ndonjë rrezik për ta, si dhe të kontrollojnë datën e skadencës për çdo produkt.

Ndërkohë për çdo rast që vërehen abuzime me ushqimet AKU u bën thirrje qytetarëve që të jenë të ndjeshëm duke denoncuar nëpërmjet telefonatave ose në rrjetet sociale.

Artikujt më të kërkuar

3
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x