Legjenda e futbollit Edson Arantes do Nascimiento Pelé ka vdekur në moshën 82-vjeçare, viktimë e kancerit të zorrës së trashë . Ylli brazilian e kishte luftuar këtë sëmundje që nga viti i kaluar dhe shëndeti i tij ishte komplikuar ditët e fundit. Ai kishte ndaluar së reaguari ndaj kimioterapisë dhe po merrte kujdes paliativ në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.
Ai u shtrua në këtë spital, të njëjtin që shkonte rregullisht për të marrë kimioterapi, të martën e kaluar për një rivlerësim të trajtimit të tij për kancerin e zorrës së trashë dhe vuante nga një infeksion respirator. Në një deklaratë , spitali raportoi të shtunën se përgjigja e ish-futbollistit ishte e mirë dhe se ai po i përgjigjej mirë trajtimit kundër këtij infeksioni.
- Agron Llakaj rikthehet në Portokalli pas 16 vitesh/ Humoristi merr drejtimin e spektaklit të humorit në Top Channel, premton surpriza - 31/08/2026
- Më seksi se kurrë, Bebe Rexha feston 37-vjetorin në New York, fotot ‘hot’ që ndezën rrjetin - 31/08/2026
- Liza Laska, gruaja që gdhendi dhimbjen në dritë, zëri lab që u bë poezi në artin skenik shqiptar - 31/08/2026