Në Valias po ndërtohet nga themelet një kompleks arsimor. Kreu i qeverisë, Edi Rama, thotë se kompleksi do të quhet “Demokracia”.
Aty do të ndërtohet një çerdhe, kopsht dhe shkollë 9-vjeçare. Kapaciteti që do të mbajë aty është prej afro 1000 fëmijësh.
“Dhe nga Valiasi, ku po ngrihet nga themelet kompleksi arsimor “Demokracia”, me çerdhen, kopshtin dhe shkollën 9-vjeçare, me një kapacitet prej afro 1000 fëmijësh, që i bashkohet zinxhirit të 26 objekteve shembullore arsimore të ndërtuara pas tërmetit në Kamëz, ju uroj një ditë të mbarë”, njoftoi Rama.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026