Deputeti Pandeli Majko, ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në veri të Kosovës.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Majko shkruan se në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme, ndërsa shton se vendimet janë bërë të rrezikshme.
“Në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, shpresa është bërë e rrezikshme. Vendimet e vështira janë afër. Guximi sot, nuk ka të bëjë me njerëzit që humb por me ata që shpëton.”- shkruan ai.