Gazsjellësi Trans Adriatik i ka dhuruar bashkisë Korçë një automjet borëpastrues, si pjesë e programit të TAP për Investime Sociale dhe Mjedisore.
Pavarësisht se faza e ndërtimit të tubacionit TAP ka përfunduar që prej dy vjetësh dhe tashmë TAP është në operim të plotë, përmes këtij programi kompania vijon të jetë pranë komuniteteve për të plotësuar nevojat e tyre.
Ky dhurim sipas Diana Sinojmeri, menaxhere për marrëdhëniet me palët e interesit, synon maksimizimin e cilësisë dhe të shpejtësisë së shërbimit që ofrohet për komunitetet vendase, për të siguruar rrugë të hapura gjatë stinës së dimrit.
Për Ilir Dinellari drejtor i ndërmarrjes së shërbimeve publike në bashkinë e Korçës, bashkëpunimi me Tap-in ka qënë i vazhdueshëm dhe me këtë automjet borëpastrues pritet të plotësohen nevojat për përballimin e situatës dimërore.
Mjeti borëpastrues në përputhje me standardet e BE-së, do të përdoret nga bashkia Korçë për të lehtësuar jetesën e banorëve kryesisht në zonat e thella malore, gjatë stinës së dimrit.



- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026