18.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Dvorani në Kushtetuese? Minxhozi: Negociatat vlejnë më shumë se emri

Propozimi i emrit të Ardian Dvoranit për anëtar në Gjykatën Kushtetuese, emri i të cilit pritet të votohet në Kuvend, ka sjellë përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër ndërsa ka hedhur akuza kundrejt mazhorancës se po ‘blen’ deputetë që të votojnë kandidaturën e Ardian Dvoranit.

Në studion e ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, analisti Edvin Kulluri u shpreh se nëse mazhoranca e kalon Dvroanin me votat të blera, për të Dvorani del i palegjitimuar në Gjykatës Kushtetuese.

‘Produkti më i mirë i Reformës në Drejtësi është Gjykata Kushtetuese. Formula e ndërtimit të Gjykata Kushtetuese është formulë e balancuar politikisht. Ajo që po ndodh është se ka mungesë totale të vullnetit politik. Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka rëndësi se cili grup. Formula është mirë por mungon vullneti politik. Nuk është e domosdoshme të jetë Dvorani. Nëse mazhoranca e kalon Dvoranin me vota të blera, për mua Dvoran del i palegjitimuar në Gjykatën Kushtetuese. Nëse nuk ka konsensus le të zgjidhet një tjetër.’- tha Kulluri.

Për analistin Skëndër Minxhozi, ku votimi është me 84 vota duhet të ketë gjithmonë negociata. Sipas Minxhozit negociatat duhet të vlejnë më shumë se emri.

‘Kur votimi është me 84 vota duhet të ketë gjithmonë negociata. Votimet e fshehta janë të përcaktuar për raste specifike. Kemi një palë shumë të fuqishme dhe pala tjetër përçarë dhe negociohet me një nga nënpalët në Kuvend. Rama e di që Alibeaj nuk do ta humb atë të qenit king makër i numrave. Negociata duhet të vlejnë më shumë se emri. Duhet të ketë një deriçkë në pushtet të jetë një aulë ku të mendohet ftohtë dhe të arrihet në nivelin kur 9 me 0 rrezohet qeveria për një marrëveshje shumë të rëndësishme.’- u shpreh Minxhozi.

Artikujt më të kërkuar

4
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x