8.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

Berluskoni motivon skuadrën e Monzës: Keni një autobus me prostituta nëse fitoni me Milanin dhe Juventusin

Presidenti i Monzës në Serie A, Silvio Berlusconi ka motivuar ndryshe skuadrën italiane. Në mbrëmjen e Krishtlindjeve të organizuar dje në darkë, Silvio dëgjohet të thotë se nëse skuadra mund ekipet e elitës si Milan apo Juventus, ai ka për të dërguar në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta.

Ish-kryeministri 86-vjeçar i Italisë është i përfolur për skandalet seksuale dhe raportet me partneret shumë më të reja në moshë dhe një fjalim i tillë është në vijimin e diskurit të Berlusconit, i cili ka marrë edhe kritika pas këtij fjalimi.

“Vendosa të shtoj një bonus, kështu që u thashë djemve se do të luajnë me Milanin, Juventusin, etj dhe nëse mundin një nga këto skuadra të mëdha, do t’u çoj në dhomat e zhveshjes një autobus me prostituta”, u shpreh 86-vjeçari.

Daniela Sbrollini, një senatore nga partia e opozitës qendrore “Rroftë Italia”, e quajti atë “gjuhën e zakonshme mizogjene nga Berlusconi: një shaka me shije të keqe që të lë pa fjalë”.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x