5.5 C
Tirana
01 / 02 / 2026

Turizmi, Kumbaro: Mbi 6.7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri gjatë 10 muajve të parë të 2022

Mbi 6.7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga janari deri në tetor të vitit 2022. Kështu ka bërë me dije Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila shkruan në një postim në Facebook se interesant, sipas saj, është fakti se ka patur flukse të reja turistike.

Ministrja thekson se këtë vit pati rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja, 97,1% më shumë vizitorë nga Britania dhe rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda.

Po ashtu është dyfishuar edhe numri i vizitorëve nga Sllovenia dhe vendet skandinave.

“I mbarë ishte edhe tetori për turizmin, duke vijuar trendin rritës krahasuar me vitin 2021, por po aq interesant edhe për flukset e reja turistike që po i shtohen mysafirëve që mikpresim çdo vit, siç janë: Rreth 4 herë më shumë vizitorë nga Spanja; 97,1% më shumë vizitorë nga Britania; Rreth 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda; Më shumë se dyfishim i vizitorëve nga Sllovenia; Dyfishim i vizitorëve që vijnë nga vendet skandinave”, shkruan Kumbaro.

Pak ditë më parë, Organizata Botërore e Turimit (UNWTO) renditi Shqipërinë si destinacioni me performancën më të mirë në rritje të flukseve turistike, krahasuar me vitin 2019.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x