Zbardhen emrat e 10 shqiptarëve të arrestuar për kokainën e kapur në Frakull të Fierit, e fshehur në thasët me pleh kimik të gjetura në oborrin e banesës së Viktor Cervanakut, ish kreu i komunës së Frakullit dhe aktualisht drejtor i administratës në OST.
Në pranga kanë rënë:
Viktor Çervanaku
Zenel Çervanaku
Denson Çervanaku
Enxhi Ferhati
Nikolin Gjolena
Klajdi Vrioni (Kodra)
Julian Malaj
Redion Meshi
Bledar Matoshi
Marildo Rona
Në kërkim është një shtetas kolumbian i cili do të bënte pastrimin e kokainës nga plehu, të mbushur në thasë për t’u kamufluar.
Sipas Prokurorit te SPAK, Adnan Xholi, mes plehut artificial te ngarkuar nga Kolumbia, dyshohet se ndodhet nje sasi prej 430 kg kokaine e cila kap vleren 40 milionë euro.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026