17.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Me dy gishta nga salla e Kuvendit, Piro Vegu i Autoritetit Portual i përgjigjet Spahos

Pas orëve të gjata e debateve mbi Portin e Durrësit, kreu i Autoritetit Portual Pirro Vëngu, ka reaguar duke i’u përgjigjur deputetit Edmond Spaho. Ky i fundit përmendi në foltore familjarët e kundërshtarëve politikë socialistë, gjatë fjalës së tij.

“Me një dedikim të veçantë për zotin Spaho, që merret jo vetëm me familjarët po dhe me origjinën e familjarëve të kundërshtarëve politikë. Me dy gishta si dy Portet e Durrësit, nga ai Vëngu, i cili e ka krenari prejardhjen edhe të nënës dhe të babës “, shkruan Vëngu.

Kreu i Autoritetit Portual Durrës ka pozuar me dy gishta nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, aty ku ka qëndruar gjatë gjithë ditës për të ndjekur nga afër zhvillimet për një nga temat më te nxehta të këtyre ditëve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x