13.5 C
Tirana
15 / 03 / 2026

Eurostat: Shqiptarët “kampionë” në rajon për përdorimin e mediave sociale

Shqiptarët janë populli që përdorin më së shumti mediat sociale në rajon. Sipas disa të dhënave të marra nga Eurostat, rezulton se Kosova është shteti me përqindjen më të madhe të përdoruesve të rrjeteve sociale, më konkretisht mbi 80 për qind e popullsisë.

Kosova pasohet nga Maqedonia dhe Mali i Zi, ku 70-70 për qind e popullsisë rezultojnë përdorues të mediave sociale. Dhe e radhës është Shqipëria dhe një pjesë e Serbisë ku aktive në mediat sociale rezulton të jetë 60-69 për qind e popullsisë.

Të dhënat janë për 12 muajt e fundit dhe të anketuarit kanë qenë nga 16 deri në 74 vjeç.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x