Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ishte arritur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.
“Ne kemi nje marreveshje! Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre.
Kurti kundër SHBA-BE, kurthi i Vuçiç që i lë ‘targën’ dhe anulimi i ‘vizave’
LEXO EDHE:
Kurti kundër SHBA-BE, kurthi i Vuçiç që i lë ‘targën’ dhe anulimi i ‘vizave’
Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
Unë do t’i ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm. E falënderoj Miroslav Lajcak dhe palët për punën e palodhur”-reagimin e Borrell.