13.5 C
Tirana
31 / 01 / 2026

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit/ Prefekti Jole: “700 mijë turistë vizituan gjatë këtij viti qarkun e Korçës”

Rreth 700 mijë turistë vizituan gjatë këtij viti qarkun e Korçës, i cili ofron turizëm edhe në stinën e dimrit.

Për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2022-2023, me qëllim trajtimin e çështjeve që lidhen apo që lindin nga veprimtaritë turistike dhe menaxhimin e bashkëpunimit midis Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe institucioneve të tjera të turizmit në nivel vendor, prefekti i qarkut Korçë Nertil Jole ka mbledhur Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Takimi u zhvillua në Voskopojë, për vetë peshën dhe karakteristikat që kjo zonë ka, sa i takon zhvillimit të turizmit.

“Jo pa qëllim zgjodhëm Voskopojën për ta zhvilluar këtë takim edhe për vetë peshën dhe karakteristikat që kjo zonë ka, sa i takon zhvillimit të turizmit. Falë programit të Rilindjes Urbane, si një program për nxitjen ekonomike, sot Voskopoja është kthyer në një fshat model, që siguron jo thjesht kushte optimale jetese për banorët, por edhe një infrastrukturë shumë cilësore për shërbimin turistik.” duke shtuar se Viti 2022 dhe sezoni veror që kaluam, ka qënë i suksesshëm për qarkun tonë. Statistikat për turistët që vizituan qarkun në vitin 2022 flasin me këto shifra: Korçë 350 000 turistë, Pogradec 250 000, Devoll 600, Kolonjë 20 000, Maliq 12 000, Pustec 61 000, pra në total 693 000 turistë.” ka thënë Jole.

Gjatë këtij takimi prefekti Jole prezantoi një plan masash të hartuar nga institucioni që ai drejton për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2022-2023.

“Mbështetur në ligjin “Për Turizmin”, Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë ka hartuar Planin e Masave për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2022-2023. Ky plan synon:

  • Garantimin e rendit dhe qetësisë publike;
  • Rritjen e sigurisë rrugore;
  • Lehtësimine hyrje-daljeve në kufi;
  • Sinjalistikën rrugore në të gjithë Qarkun Korçë;
  • Furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji elektrike;
  • Mbikqyrjen e vazhdueshme të sigurisë ushqimore;
  • Sigurimin e kontrolleve për një higjenë të lartë;
  • Menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve në zonat turistike, etj;
  • Zbatimin e kalendarit të festave lokale, për t’u konsideruar një rajon tërheqës për turistët.”

Sipas prefektit Jole tashmë duhet jetësuar një koncept për turizmin gjithëvjetor dhe qarku i Korçës i ka të gjitha karakteristikat për t’u konsideruar një rajon që mund të ofrojë një turizëm gjithëvjetor shumë të pasur me atraksione dhe shërbime cilësore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x