9.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Ndeshja të mërkurën me Italinë në “Air Albania”,  kapiteni Berisha: Gabimet nuk na falen

Kapiteni i ekipit të Kombëtares  Etrit Berisha foli për miqësoren kundër Italisë duke thënë fillimisht që nuk i trembet kundërshtarit, ndërsa shtoi se kuqezinjtë duhet të bejne lojën e tyre. Sipas Berishës duhen lenë pas gabimet e së shkuarës për te shpresuar për një rezultat pozitiv.      “Mund të themi se për ne është me shumë rëndësi të tregojmë vlerat tona. Mbi të gjitha pas atyre rezultateve në Nations League, është e rëndësishme të bëjmë mirë në këtë ndeshje. Duke njohur lojtarët dhe ekipi do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të fortë dhe të mirë, i kemi kualitetet. Shpresoj të paraqitemi dhe të marrim rezultat. Atmosfera është shumë e mirë, kam thënë gjithnjë që kemi mentalitetin ballkanik që mund të na ndëshkojë herë pas herë. Me ekipet në kategorinë tonë apo më poshtë ne lëshojmë diçka, ndërsa me ekipet më të forta nuk gabojmë në këtë drejtim. Por, mendoj se kemi mësuar nga këto gabime dhe në ndeshjet e tjera shpresojë ketë një  qasje më të mirë sepse kur nuk je i vëmendshëm e pëson. Nesër nuk duhet të bëjmë gabim”, tha Berisha

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x