Paro Laçi, ish-president i klubi Partizanit, që më herët ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës dhe dhëndrrit Malltezi, edhe në intervista për Report Tv, ka kërkuar të jetë dëshmitar i mbrojtur për shkak se ndjehet i rrezikuar nga ish-kryeministri.
Në një kërkesë drejtuar GJKKO ai ka thënë se ndodhet në Zvicër dhe nuk mund të vijë në Shqipëri nga frika e Berishës dhe bandës së tij. Nëse nuk i jepet statusi i dëshmitarit të mbrojtur ai në alternativë thotë se mund ta japë dëshminë me letërporosi te autoritetet zvicerane, ose gjykata t’ia marrë në Zvicër.
Në fund të seancës Gjykata vendosi ta pranojë kërkesën për marrjen e dëshmisë me letërporosi, ndërsa për kërkesën tjetër për t’u njohur si dëshmitar i mbrojtur togat e zeza thanë se kjo nuk i takon trupës gjykuese por prokurorisë.
Paro Laçi ka denoncuar në disa intervista për Report Tv se ndaj tij është ushtruar presion për të firmosur në kuadër të privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai ka deklaruar se presionet ishin të vazhdueshme dhe se në prokurori, ku kishte shkuar për të denoncuar, një prokuror i kohës e kishte paralajmëruar se po rrezikonte jetën.
“Paro Laçi, po rrezikon jetën, është vajza e Sali Berishës”, denonconte Paro Laçi për Report Tv.
Laçi deklaronte se njerëz të afërt me Berishën e kishin kërcënuar që të heshtte për çështjen. Ai pretendoi gjithashtu se Shkëlzen Berisha i kishte ofruar 500 mijë euro për të hequr dorë nga kundërshtimi i privatizimit, ofertë që sipas tij e kishte refuzuar.
- Procesi i negociatave për anëtarësimin në BE, nesër mbahet takimi i veçantë me Marta Kos - 25/11/2026
- “Kam frikë nga Berisha”, Paro Laçi kërkon statusin e dëshmitarit të mbrojtur, GJKKO pranon marrjen e dëshmisë në Zvicër - 25/11/2026
- Kur nuk të mjafton më partia, sepse të mungon karrigia - 25/11/2026