9.9 C
Tirana
27 / 10 / 2026

“Dukeshin keq dhe të çuditshme”- Djali i Bolsonaros humbi zgjedhjet në Brazil, reagon Trump: Nuk mbajta anën e askujt, por mu dukën të manipuluara!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dyshimet e tij se zgjedhjet braziliane, duke thënë se “duken si zgjedhje të manipuluara”.

I pyetur nga një gazetar në lidhje me humbjen e djalit të aleatit të tij dhe ish presidentit, Jair Bolsonaro, i cili e kishte mbështetur fuqimisht Trumpin, presidenti amerikan tha se zgjedhjet “më dukeshin sikur ishin diçka e tmerrshme. Sinqerisht, dukeshin si zgjedhje të manipuluara”.

“Unë nuk mora një qëndrim në favor të njërës ose tjetrës, por më dukej e tmerrshme”, shtoi ai.

“Unë nuk qeveris Brazilin, por Shtetet e Bashkuara. Më pëlqen Lula, shkoj shumë mirë me të, por zgjatja e orarit që iu dha ishte shumë e çuditshme”, tha Trump.

“E dini, zgjedhjet duhet të jenë të pakontestueshme. Më dukeshin shumë keq. Nuk mora një qëndrim. Nuk mbështeta askënd ose asgjë, por i pashë zgjedhjet. Dukeshin kaq të korruptuara dhe kaq të tmerrshme”, tha ai.

Presidenti amerikan po i referohej zgjatjes së votimit me dy orë, një vendim mjaft i paprecedentë në historinë e vendit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x