Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka sjellë një përmbysje të madhe politike në Beograd, por të paktën për çështjen e Kosovës, drejtuesit e saj kanë paralajmëruar se nuk synojnë ndryshim të qëndrimit tradicional serb.
Ilija Srdanoviç, i cili kryesoi listën “Studentët fitojnë”, kishte deklaruar vetëm pak kohë përpara zgjedhjeve se qëndrimi i forcës së tij politike ndaj Kosovës përcaktohet nga Kushtetuta e Serbisë.
“Qëndrimi i Listës Studentore ndaj Kosovës përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Serbisë. Kosova dhe Metohia janë pjesë integrale të vendit tonë”, deklaronte Srdanoviç në një intervistë për BBC News Serbia në shtator të këtij viti.
I pyetur drejtpërdrejt nga gazetarja nëse ky qëndrim mund të ndryshonte, përgjigjja e tij ishte kategorike:
“Asnjë organizatë politike nuk ka të drejtë ta ndryshojë këtë qëndrim. Asnjëra!”
Srdanoviç kishte theksuar edhe gjatë fushatës se platforma e Listës Studentore mbështetet te Kushtetuta e Serbisë, të cilën e ka cilësuar si bazën dhe garancinë e programit të tyre.
Kështu, megjithëse fitorja e studentëve shënon një ndryshim të fortë politik pas viteve të dominimit të Vuçiçit, deklaratat e drejtuesit të listës tregojnë se për çështjen e Kosovës nuk pritet automatikisht një kthesë në politikën e Beogradit.
- Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë - 27/10/2026
- Studentët rrëzojnë Vuçiçin, por jo qëndrimin ndaj Kosovës: “Është pjesë e Serbisë, këtë nuk e ndryshojmë!” - 27/10/2026
- “Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke: Nuk dorëhiqem! Një pakicë mendon se djegia… - 27/10/2026