17.4 C
Tirana
09 / 10 / 2026

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

Modelja e njohur Adrola Dushi ka shprehur publikisht mbështetjen për partnerin e saj, reperin Capital T, pas vendimit të tij për të ndërprerë përkohësisht koncertet gjatë këtij viti.

Një ditë më parë, artisti njoftoi se kishte zgjedhur të mos mbante koncerte gjatë këtij viti, duke bërë përjashtim vetëm për “Wine & Stories of Berat”, që do të jetë paraqitja e tij e vetme në skenë gjatë kësaj periudhe.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Capital T shpjegoi se kjo pauzë ishte e domosdoshme për të, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal. Megjithatë, reperi la të kuptohet se pas kësaj shkëputjeje do të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Në reagimin e tij, artisti u ndal edhe te realiteti që po kalon shoqëria, duke theksuar se muzika dhe festimet nuk mund të qëndrojnë plotësisht të ndara nga ajo që ndodh përreth nesh.

Vendimi i tij mori edhe mbështetjen e partneres, Adrola Dushit. Modelja publikoi në “story” disa nga shkrimet e reperit, duke i shoqëruar me një mesazh që shprehte krenarinë e saj për të.

“Ky është partneri im. Shumë krenare!”, shkroi Adrola, duke treguar kështu mbështetjen e saj për zgjedhjen e Capital T.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x