Nga Eduard Zaloshnja
Sot diskutohet në Kuvend mbi projektin socialist për ndarjen e re territoriale. Duke ditur raportin e numrave nëKuvend, gjasat janë të mëdha që të miratohet projekti socialist, sipas të cilit 15 bashki të vogla do t’u përngjiten bashkive fqinje (shihni tabelën 1).
Tabela 1.

Në zgjedhjet bashkiake, sipas Kodit Zgjedhor, votojnë vetëm zgjedhësit me banim në Shqipëri. Kështuqë njësondazh i kryer në lidhje me këto zgjedhje mund të shërbejë si një bazë paraprake statistikore për të parashikuar se kujt ka gjasa t’ia japin votën kryebashkiake banorët e bashkive që do të zgjerohen.
Një sondazh të tillë e zhvillova para një muaji, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme, proporcionalisht në 7 bashki të mëdha që do të zgjerohen. Dy pyetjet kryesore ishin: “A do të votoni në zgjedhjet bashkiake, pavarësisht sesi mund të ndryshojnë kufijtë e bashkive?” dhe “Për çfarë kandidati kryebashkiak do tëvotoni, nqs do të votoni?”
Duke i ndërthurur përgjigjet e të anketuarve me të dhënat e INSTAT-it për popullsinë e rritur të secilës bashki, ekstrapolova statistikisht me përafërsi se rreth 208 mijë banorë të rritur të 7 bashkive janë të vendosur të votojnëqysh sot për kryebashkiakë socialistë (shihni tabelën 2), rreth 131 mijë janë të vendosur ta japin votën për kryebashkiakë opozitarë, rreth 35 mijë janë të dyzuar, dhe rreth 183 mijë s’duan të votojnë fare. (Disa nga tëdyzuarit votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit të vjetshëm, disa për PD-ASHM-në, ose disa për partitë e tjera.)
Nga analiza e secilës bashki, rezulton se vetëm në bashkinë e zgjeruar Kavajë (që do bashkohet me Rrogozhinën), ka gjasa të ketë një garë të fortë elektorale. Në bashkitë e tjera të zgjeruara, PS-ja ka patur epërsi të thellë, dhe ka gjasa ta vazhdojë epërsinë e thellë.
Tabela 2.

SHËNIM: Nqs drejtuesit e protestës bulevardore paraqesin eventualisht kandidatë për kryebashkiakë, skenari i mësipërm mund të ndryshojë.
- Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen - 08/10/2026
- Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës! - 08/10/2026
- Dyshime se Rusia po përdor Murtajën si një armë biologjike, Trump: Do ta zbulojmë së shpejti, thonë se situata është nën kontroll! - 08/10/2026