Drejtuesi i “Të PaEkspozuarit”, Ylli Rakipi, komentoi ngjarjet e fundit në SHISH dhe publikimet e shpërndara në media, mbi komunikimet dhe mesazhet që ka shkëmbyer Ergys Agasi me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.
Ai theksoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan se media është në të drejtën e saj të publikojë çdo gjë, e cila është në interes të publikut dhe askush nuk e ndalon dot në këtë mision.
Gazetari Rakipi pohoi se të gjithë e dinë se çfarë ndodh në Shqipëri dhe nuk ka arsye për t’u habitur.
“Nëse ka interes publik ngjarja, media e rrëmben me të gjitha rrethanat. Mediat e kanë për detyrë ta bëjë këtë gjë. Media vrapon të publikojë çfarë të gjejë. Në të gjithë i dinim këto. Ne e dimë se çfarë ndodh në këtë vend dhe befas bëhemi dhe themi “uaaa”.
Pjesa dërrmuese e njerëzve të këtij vendi dalin në mëngjes me idenë kush të rrëmbejë ndonjë gjë. Problemi është ky se ne e dimë se kujtojmë dhe bëjmë të paditurin pastaj. Nesër mund të dalë ndonjë gjë tjetër”, tha Rakipi.
- “Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen! - 29/09/2026
- SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë… - 29/09/2026
- Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë! - 29/09/2026