27.1 C
Tirana
28 / 09 / 2026

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Protestat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vijuar edhe mbrëmjen e sotme në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit kanë dalë në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së me një total prej 81 vitesh burgim.

Kjo është nata e dhjetë radhazi e protestave në Prishtinë, ndërsa tubime në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Gjatë protestës janë transmetuar edhe deklarata të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët kanë mohuar akuzat e ngritura nga Prokuroria.

Protestuesit kërkojnë ndryshimin e vendimit dhe kanë vijuar tubimin pavarësisht kushteve të motit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x