Mbrëmjen e sotme është mbajtur një protestë në Kosovë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të Hagës
Djali i Thaçit, Endrit Thaçi, ka deklaruar se i janë falenderues popullit të Kosovës për mbështetjen, teksa në sfond dëgjohen thirrjet patriotike.
“Jemi falenderues shumë, populli është me UÇK-në, besojmë në pafajsinë e të gjithë çlirimtarëve tanë”, u shpreh djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi.
Po ashtu reagoi edhe djali i Veselit, Klestor Veseli, i cili tha se çdo organizim që është për këtë kauzë do të ketë mbështetjen e tyre.
“Çdo organizim që është për këtë kauzë do të ketë mbështetjen tonë, do të jemi prezentë. Kjo është një mbështetje që populli po na ofron neve për familjet tona dhe UÇK-në’, tha djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli.
- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026