Luljeta Sharani, e mbijetuar e luftës në Kosovë, ka reaguar pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur dhimbjen e saj për vendimin dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat e luftës.
Sharani ka treguar se gjatë luftës serbët i kanë vrarë burrin dhe dy djemtë e saj, ndërsa ka thënë se e ka të vështirë të pranojë që njerëzit që ishin pjesë e UÇK-së dhe që, sipas saj, luftonin për mbijetesën e popullit, sot dënohen për atë periudhë.
Sharani ka kundërshtuar gjithashtu dënimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato si të padrejta dhe duke kërkuar që përgjegjësit për krimet e kryera gjatë luftës të përballen me drejtësinë.
“ Serbët më kanë vrarë burrin dhe dy djemtë dhe e kam të vështirë që njerëzit që ishin pjesë e UÇK-së, ku populli po luftonte për të mbijetuar, sot dënohen për atë periudhë. Ku është drejtësia për shqiptarët, ku janë përgjegjësit për krimet që u kryen? Sot shumë familje presin drejtësi dhe përgjigje për më të dashurit e tyre. I vetmi ngushëllim i yni është drejtësia, përderisa krerët e UÇK-së që mbrojnë popullin dënohen me një shifër shumë të madhe që nuk ka ndodhur asnjëherë. Krerët e UÇK-së u dënuan padrejtësisht. Duhet të ishin këtu, kasapët e Ballkanit që bënë gjenocid duhet të dënohen.”
- “Jam i rënduar psikologjikisht, Thaçin tani do e kem më shumë mik”, Majko i përlotur: Shqipëria e Kosova të shtrëngojnë dhëmbët dhe… - 16/09/2026
- “Vendimi i Hagës, shokues”/ Edward P. Joseph: Serbia do e përdorë për të diskretituar UÇK - 16/09/2026
- Presidenti i Federatës Gjermane “i shpall luftë” Infantinos: Është e rëndësishme që sistemi i tij të marrë fund - 16/09/2026